9.5 C
Pristina
Sunday, October 27, 2024

Buy now

spot_img

Mbi 50 projektligje rrezikojnë të kthehen në pikën zero, nëse nuk votohen

Sesioni i fundit i legjislaturës së tetë po vazhdon me mungesë kuorumi, bojkot të seancave dhe pa produktivitet. Konsensusi pothuajse ka munguar në të gjitha sesionet, por përplasjet e fundit mes shumicës parlamentare dhe opozitës, vlerësohen se e kanë dëmtuar edhe më shumë jetën parlamentare.

Për këtë më së shumti kanë faj deputetët, të cilët nuk e kanë vënë në rend të parë përmbushjen e misionit të tyre me Kushtetutë, thonë në Institutin e Kosovës për Drejtësi.

“Çka ka ndodhë gjatë kësaj legjislature është e kundërta e asaj çfarë thotë Kushtetuta dhe është e kundërta e asaj çfarë presin qytetarët nga deputetët. Kuvendi ka dështuar t’i përmbushë dhe t’i kryejë katër role kryesore, mbikëqyrës, legjislativ, zgjedhor edhe legjislativ”, tha për RTK, Naim Jakaj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi

Kritika për mënyrën e funksionimit të jetës parlamentare në këtë legjislaturë ka edhe politologia, Besa Luzha.

Luzha thotë se Kuvendi ka dështuar kur me javë të tëra s’ka mbajtur seanca, por edhe kur me fuqinë e numrave kalonte shumë projektligje, brenda një dite, pa u diskutuar mjaftueshëm.

“Ka deputet në Kuvend që nuk ua kemi dëgjuar zërin asnjëherë, as nuk e dijmë d.m.th cili ka qenë pozicioni i tyre për shumë prej çështjeve, kështu që kjo diktatura e numrave nuk është një instrument i mirë dhe nuk është indikator i demokracisë, demokracia kërkon dialog, kompromis, pajtim”, tha ajo për RTK.

Vetëm në dy javët e fundit opozita ka mbajtur disa seanca të jashtëzakonshme, pa pjesëmarrjen e deputetëve të pushtetit. Për nesër është thirrur mbledhja e kryesisë së Kuvendit, me dhjetëra pika të papërfunduara nga seancat e kaluara.

E në rast se mazhoranca nuk arrin të sigurojë kuorumin e nevojshëm deri në përfundim të këtij sesioni, mbi 50 projektligje që kanë kaluar në lexim të parë do të kthehen në pikën zero./RTK

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img