0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Mbi 5 mijë fëmijë dhe adoleshentë të vdekur në Evropë dhe në Azinë qendrore si shkak i ndotjes së ajrit

Më shumë se 5,800 fëmijë dhe adoleshentë në Evropë dhe në Azinë qendrore vdiqën në vitin 2019 nga shkaqe që lidhen me ndotjen e ajrit. 85 për qind e tyre vdiqën para ditëlindjes së tyre të parë, sipas një analize të re të të dhënave të paraqitur në një dokument politikash të publikuar sot nga UNICEF-i.

“Kur bëhet fjalë për ndotjen e ajrit, mushkëritë më të vogla mbajnë barrën më të rëndë, duke shkaktuar dëm serioz në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve, që mund tu kushtojë atyre edhe me humbje të jetës”, tha Regina de Dominicis, drejtoreshë rajonale e UNICEF-it për Evropën dhe Azinë qendrore.

Ndikimi alarmues i ndotjes së ajrit tek fëmijët në Evropë dhe Azinë qendrore thekson se fëmijët e ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit kanë rrezik të shtuar të problemeve të rënda shëndetësore duke përfshirë infeksione akute të frymëmarrjes si pneumonia, veçanërisht të rrezikshme për foshnjat dhe fëmijët e vegjël

Ndotja e ajrit mund të çojë në çrregullime neurologjike më vonë në jetë si rezultat i dëmtimit të hershëm të trurit të fëmijëve, thuhet tutje në dokument.

Në Evropë dhe Azinë qendrore, ndotja e ajrit shkaktohet kryesisht nga praktikat rezidenciale dhe tregtare, duke përfshirë përdorimin e qymyrit dhe lëndëve të tjera djegëse fosile për ngrohje dhe gatim.

Për të parandaluar ndotjen e ajrit UNICEF-i u kërkon qeverive të forcojnë politikat dhe investimet për të përshpejtuar kalimin drejt energjisë dhe transportit të pastër, efiçient në të gjithë sektorët.

UNICEF-i punon në vende të Evropës dhe Azisë qendrore për të mbledhur dëshmi mbi përhapjen dhe ndikimin e ndotjes së ajrit dhe ndihmon në zhvillimin, si dhe zbatimin e zgjidhjeve për të mbrojtur fëmijët nga ekspozimi i mëtejshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img