Site icon PrishtinaPress

Mbi 45 mijë gjoba për kundërvajtje në trafik këtë vit në rajonin e Gjilanit

Me 150 euro gjobë, tre muaj ndalim vozitjeje dhe dy pikë negative është dënuar një person i cili në rrugën “Muhamet Muharremi’’ në qytetin e Vitisë është parë duke bërë tejkalim në vijë të plotë dhe në vendkalim të shënjuar për këmbësorë.

Kështu njoftoi Policia Rajonale e Gjilanit.

Policia tha se shoferi, me këtë veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndesh me rregullat e trafikut rrugor.

Tutje nga Policia Rajonale e Gjilanit kanë kërkuar nga qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë Policinë e Kosovës.

Ndërsa, në një përgjigje për Klankosova.tv, policia në Rajonin e Gjilanit tha se nga janari e deri më tani, në këtë rajon janë shqiptuar 46362 gjoba për kundërvajtje në trafik.

Exit mobile version