-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Mbi 42 mijë kosovarë frekuentuan hotelet në Kosovë gjatë dhjetorit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e Hotelerisë në Kosovë për dhjetor 2022, ku sipas tyre, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj ishte 42,042.

Në këtë mes, 37.59% e vizitorëve ishin vendorë dhe 62.41% ishin të huaj.

Sipas ASK-së, në dhjetor 2022, pjesë e anketës ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

“Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 81 202, prej tyre 45.44% nga vendorët dhe 54.56% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve e ka rajoni i Prishtinës me 16,235 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimeve e ka rajoni i Pejës me 29,959 net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë.

Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania etj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img