Site icon PrishtinaPress

Mbi 400 mijë euro i kushtuan komunës së Prishtinës kamerat amerikano-kanadeze, kjo është kompania fituese e tenderit

Për herë të parë në Prishtinë, nga ky fillimvit do të vendosen kamerat e sigurisë të cilat do t’i monitorojë policia e vendit.

Lajmin e ka dhënë dje kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Tenderin për vendosjen e kamerave e ka fituar kompania “E Connect Al SHPK”.

412.804 euro është shuma që ka ofruar kompania fituese për vendosjen e kamerave në kryeqytet. Në garë për këtë projekt ishin edhe dy kompani të tjera të cilat kishin çmime më të larta ofertuese, shkruan Indeksonline.

I pari i Prishtinës ka njoftuar se kamerat e reja do të vendosen së shpejti kanë një intelegjencë të lartë artificiale dhe janë prodhim amerikano-kanadez.

“Kamerat do t’na ndihmojnë që përmes policisë, të bëjmë identifikimin e personave të cilët hedhin mbeturina, parkojnë në trotuare apo vende ku nuk lejohet.
Po ashtu, përmes këtij sistemi, do të identifikohen, në kohë rekord, personat e përfshirë në vjedhje, rrahje apo çfarëdo vepre të tillë, dhe besojmë se do të ul numrin e këtyre rasteve dhe rrisë nivelin e sigurisë në kryeqytet.
Personat të cilët me makina hynë gabim në rrugë një kahëshe, bëjnë tejkalim në vijë të plotë ndarëse, apo udhëtojnë me veturë të paregjistruar, do të identifikohen menjëherë nga këto kamera, të cilat do të japin sinjalet në qendrën e monitorimit në polici, duke ndikuar që shkelje të tilla të ndodhin sa më pak” shkruan Rama në njoftim./Indeksonline/

Exit mobile version