0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Mbi 4 mijë aksidente brenda tre muajsh, 23 të vdekur

Policia e Kosovës ka mbajtur konferencë për medie, me ç’rast nënkoloneli Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në PK, prezantoi raportin dhe statistikat analitike mbi gjendjen në trafikun rrugor.

Siç ka bërë të ditur ai, në tre mujorin e këtij viti janë shënuar 4 mijë e 248 aksidente, prej të cilave 18 ishin aksidente fatale, ku vdiqën 23 persona.

Siç ka bërë të ditur ai, policia ka ndërmarrë shumë aktivitete që kanë të bëjnë me kontrollin e shpejtësisë, duke shtuar kështu patrullimet në teren.

“Në periudhën janar- mars 2023 janë 4248 aksidente në total, prej tyre janë 18% ose 4 raste më pak aksidente fatale se sa vitin e kaluar’.

“Numri i përgjithshëm i aksidenteve është në rënie për 280 raste apo 6.18%, kurse numri i aksidenteve me lëndime është në rritje për 1.01% apo 16 raste më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, tha ai./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img