Site icon PrishtinaPress

Mbi 30 ish-ushtarë të brigadës “Mërgimi” të UÇK-së bëhen pjesë e AAK-së

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka bërë të ditur se sot janë anëtarësuar në këtë subjekt politik mbi 30 ish-udhëtarë të brigadës “Mërgimi” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Berisha me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se kjo u bë me një ceremoni ku ishte i pranishëm kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Ky aderim dhe besim i këtyre bashkëluftëtarëve të mi na jep forcë dhe na obligon që gjaku dhe sakrifica e çdo ushtari të UÇK-së, është edhe amanet i cili do të na motivoj për të forcuar shtetin e Kosovës”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë  i Berishës, pa ndërhyrje:

Pata kënaqësinë që sot pas një pune të gjatë nga ana ime me ndihmën edhe të disa shokëve në prani të kryetarit të AAK-së z.Haradinaj, pas 23 vitëve t’ju urojmë mirëseardhje dhe anëtarësim të plotë në AAK, për mbi 30 ish-ushtarëve të brigadës “Mergimi”. Ky aderim dhe besim i këtyre bashkëluftëtarëve të mi na jep forcë dhe na obligon që gjaku dhe sakrifica e çdo ushtari të UÇK-së, që është edhe amanet i cili do të na motivoj për të forcuar shtetin e Kosovës.

Exit mobile version