1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Mbi 28 % numri i të papunëve, por në protestë ishin vetëm rreth 300 veta

Ndonëse papunësia në Kosovë arrin shifrën mbi 28.7 për qind sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, sot në protestën e organizuar nga BSPK për 1 maj në Prishtinë, nuk morën pjesë më shumë se 300 persona.

Ndërsa numri i atyre që kanë zgjedhur të festojnë në Parkun e Gërmisë, llogaritet të jetë me mijëra.

Anketa e ASK-së ka pasur shtrirje në 584 qarqe regjistruese në tërë territorin e vendit, ku janë anketuar 3 465 ekonomi familjare, të përzgjedhura sipas metodës së rastit nga korniza e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2011.

Sipas rezultateve nga ky publikim, del se dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune, ku përfshihen moshat 15-64 vjeçare, shkruan Indeksonline.

Në kuadër të popullsisë me moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 41.3 %. Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e katërt (TM4) 2017, është 29.5%.

“Punësimi më i lartë është te meshkujt me 45.6%, ndërsa punësimi te femrat është 12.9%. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me rreth 52 % të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e ndërtimtarisë, prodhimit dhe tregtisë me 44%”, thuhet në publikimin e ASK-së.

“Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 14.1%, prodhimi me 12.9%, ndërtimtaria me 12.5 % dhe arsimi me 9.8 %. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim. Ndërsa sa i përket të punësuarve me kontrata, del se 29.9% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 70.1% kanë kontratë të përkohshme. Sipas rezultateve të AFP-së në TM4 2017, shkalla e papunësisë është 28.7%”, thekson ASK-ja.

Ndërkaq në Prishtinë sot është mbajtur protesta e organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, ka thënë se sot po protestojnë për t’i dërguar mesazh Qeverisë që të zbatohet Ligji i Punës, të ngritët paga minimale, të ngritët siguria në punë dhe të respektohet Kontrata Kolektive.

Sipas tij, paga minimale duhet të bëhet 250 euro e jo që dikush ta ketë pagën 3 mijë euro e dikush 170 euro, transmeton Indeksonline.

“Ne sot jemi unik. Jemi së bashku të gjithë punëtorët pavarësisht që nuk ka numër të madh por mesazhi jonë është të zbatohet ligji të ngritët paga minimale, siguria në punë të respektohen kontratat kolektive dhe individuale që ka shkelje masive. Duhet të zbatohet ligji, boll ma. Nëse nuk i kërkojmë të drejtat tona ato nuk realizohen. T’i kërkojmë të drejtat tona me ligj. Nuk duam fjalë boshe, por të realizohen të drejtat tona. Paga minimale duhet të jetë 250 euro. Duhet të bëhet nivelizimi i pagave jo dikush 3 mijë euro e dikush 170 euro. Kjo nuk do të jetë protesta e vetme. Nëse nuk realizohen të drejtat tona do të ketë protesta dhe më masive dhe s’do ta presim 1 Majin”, tha Ajdini.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img