0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Mbi 260 mijë nxënës do t’i kenë në duar tekstet e rishkruara pas 10 vjetësh

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka bërë me dije se mbi 260 mijë nxënës do t’i kenë në duar tekstet e rishkruara pas 10 vjetësh.
Bajrami në një intervistë për “Epokën e re”, tha se ka besim në SBASHK-un se do të ketë mirëkuptim dhe do të heqë dorë nga greva.
Ai ka thënë se SBASHK-u është partnere e rëndësishme e Ministrisë dhe ka treguar se me të kanë biseduar për kërkesat e saj.

Në këtë intervistë Bajrami ka folur edhe për institucionet publike të arsimit të lartë, për të cilat thotë se kanë realizuar me sukses proceset e brendshme zgjedhore.
Ai ka thënë se trendi i ndryshimeve pozitive vërehet dukshëm në institucionet publike të arsimit të lartë.
Bajrami ka bërë me dije se pas disa ditësh do të dorëzohet në Qeveri për shqyrtim dhe miratim plani strategjik për arsim 2016-2021.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img