Policia e Kosovës nuk është treguar aspak e mirëshme ndaj shoferëve të trafikut rrugor.
Brenda 24-të orëve të fundit, zyrtarët policorë kanë shqiptuar 2207 gjoba trafiku. Po ashtu sipas raportit policor është bërë e ditur se kanë ndodhur 70 aksidente trafiku ku prej tyre 27 me të lënduar dhe 43 me dëme materiale.

17 persona janë arrestuar ndërsa 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/