4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Mbi 200 persona dhurojnë gjak në Ratkoc të Rahovecit

Për të 15-in vit më radhë, banorët e fshatit Ratkoc të Rahovecit, u janë drejtuar Ambulancës së fshatit për të dhuruar gjak me moton “Dhuro gjak shpëto jetë!”.

Tashmë 5 shkurti është dita tradicionale për dhurimin e gjakut në Ratkoc. Për mirëvajtjen e aksionit janë kujdesur anëtarët e Këshillit Organizativ të këtij aktiviteti.

Koordinatori i këshillit organizativ, Shani Hoti, tha për EO, se deri në mesditë numri i dhuruesve e ka shkuar në 200.

Këtë numër, synojnë ta kalojnë deri në përfundim të aksionit.

“Edhe pse e diel, për të 15-in vit më radhë, banorët e fshatit Ratkoc dhe fshatrave për rreth, i drejtohen Ambulancës së fshatit për ta shtrirë dorën e humanizmit, duke dhuruar gjënë më të shtrejt pra gjakun, për të gjithë ata që vërtetë kanë nevojë. Dhurimi vullnetar është shndërruar tashmë në traditë në këtë komunitet, të fshatrave të Anadrinisë”, tha Hoti për EO.

Numri i dhurueseve sa shkon e rritet nga viti në vit, disa prej të cilëve janë dhurues të rinj.

Fshati Ratkoc datën e 5 shkurtit e ka të rezervuar për aktivitetin më human atë të dhurimit të gjakut ku sot bëhen 12 vjet nga fillimi i këtij aktiviteti, ku fshati Ratkoc llogaritet si model për organizimin e gjithë fshatit për këtë event.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img