Site icon PrishtinaPress

Mbi 200.000 është numri i kosovarëve që kanë marrë shtetësinë gjermane

Numri i kosovarëve që tani posedojnë nënshtetësinë gjermane figuron të jetë mbi 200.000. Këto të dhëna jepen në statistikat për vitin 2017 nga Bundestagu.

Në vitin 2011 në Gjermani kishte vetëm 136.937 kosovarë që kishin fituar nënshtetësinë. Nga ajo kohë e deri në fund të vitit 2017 llogaritet si koha kur qytetarët kosovar kanë përfituar më së shumti nga nënshtetësia gjermane. Plot 71.568 kosovar kanë përfituar shtetësinë gjermane në këtë periudhe kohore, shkruan Indeksonline.

Por ky numër nuk përfshinë qytetarët që kanë shkuar në rrugë ilegale, e të cilët ende nuk kanë përfituar statusin, ose pjesa tjetër të cilët jetojnë më tjetër identitet.

Sipas këtyre statistikave kosovarët janë vendin e 12-të, pas qytetarëve të shteteve të ndryshme që jetojnë në Gjermani.

Vendin e parë në listën e shteteve të preferuara për kosovaret padyshim e zë Gjermania, e cila sipas këtyre të dhënave i ka në mesin e saj 208.505 mijë kosovarë, duke u ndjekur nga Zvicra me 145 mijë e 882 sosh.

Më pas në listë radhiten Italia me 44 mijë e 706 kosovarë, Sllovenia me 35 mijë e 882, Austria me 34 mijë e 706 sosh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) me 25 mijë e 294, Franca e Suedia me nga 17 mijë e 59 persona secila, Britania e Madhe me 14 mijë e 706, Belgjika me 12 mijë e 941 dhe e fundit, sipas kësaj liste, rezulton të jetë Norvegjia me tetëmijë e 824 kosovarë.

Exit mobile version