12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Mbi 20 mijë familje jetojnë me vetëm 70 euro në muaj

Kushtet ekonomike gjatë këtij viti në vendin tonë janë rënduar pas rritjes së çmimeve dhe shkallës së inflacionit.

E edhe në këtë situatë, mijëra qytetarë dhe familje duhet të përballen vetëm me ndihmën e asistencës sociale.

Sipas një raporti të Agjencisë së Statistikave të Kosovës gjatë muajit tetor nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar afro 24 mijë familje, me rreth 94.000 anëtarë.

E shuma që marrin është 70 euro, nëse është vetëm një person në familje gëzon asistencën.

Numrin e familjeve që marrin asistencë sociale po e konsideron të lartë Fjolla Smaili-Azemi, nga Oda e Afarizmit të Kosovës.

E profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Nagip Skenderi, shton se asistencë sociale po marrin edhe të rinjë që kanë përfunduar nivelin master në shkollim.

Qyteti me numrin më të madh të familjeve që marrin asistencë sociale është Mitrovica, me mbi 2.200 familje.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FTelevizioni7%2Fvideos%2F533888481927230%2F&show_text=false&width=560&t=0

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img