Site icon PrishtinaPress

Mbi 20 mijë e 700 të vdekur pas tërmeteve në Turqi e Siri e mbi 75 mijë të plagosur

Members of search and rescue teams work on the site of a collapsed building, as the search for survivors continues, in the aftermath of a deadly earthquake, in Hatay, Turkey, February 9, 2023. REUTERS/Kemal Aslan

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë është rritur në të paktën 20 mijë e 783.

Në Turqi, numri i të vdekurve është rritur në të paktën 17 mijë 406 me 70 mijë e 347 të tjerë të raportuar të plagosur të enjten, sipas ministrit të Brendshëm të Turqisë Suleyman Soylu.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Siri u rrit në 3 mijë 377, përfshirë 2 mijë e 30 njerëz në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha, shkruan CNN, përcjell Gazeta Online Reporteri.net

Sipas mediave shtetërore siriane, 1 mijë e 347 vdekje të tjera u raportuan në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë.

Numri i përgjithshëm i personave të plagosur në Siri në të gjitha territoret e prekura u rrit në 5 mijë e 245, me 2 mijë 295 persona në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe 2 mijë e 950 në zonat e kontrolluara nga rebelët.

Të paktën 75 mijë e 592 njerëz janë plagosur në Siri dhe Turqi në përgjithësi, sipas shifrave nga qeveria turke, Helmetat e Bardha dhe media shtetërore siriane.

Exit mobile version