Mbi 2 mijë persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e tërmetit të së shtunës në Afganistan.
Kështu bëri të ditur qeveria talebane.
Si pasojë e lëkundjeve të mëdha të tokës, u lënduan edhe mbi 9 mijë persona.
Shërbimi Gjeologjik i ShBA-ve, theksoi se shkalla e lëlundjes llogaritet të jetë ishte 6.3 shkallë.
Sipas USGS, epiqendra e tërmetit llogaritet të jetë 35 kilometra në veriperëndim të provincës së Heratit.
Zëdhënës i Ministrisë për menaxhimin e fatkeqësive Janan Sayeeq, tha se 2 mijë e 53 persona vdiqën.
“9 mijë e 240 u plagosën dhe 1 mijë e 320 shtëpi u dëmtuan ose u shkatërruan”, tha ai.