1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Mbi 17 milionë euro, borxh i faturave të ujit nga veriu i Kosovës

Në pjesën veriore të Mitrovicës Serbia për një kohë të gjatë ka nxitur serbët ta bojkotojnë çdo obligim ndaj institucioneve të Kosovës.

Ata, përveç mospagesave ndaj shërbimeve të energjisë elektrike, nuk e paguajnë as ujin. E kjo ka bërë që borxhi ndaj Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit në Mitrovicë të arrijë shifrën mbi 17 milionë euro.

Qytetarët serbë të komunave veriore, përveç rrymës, nuk paguajnë as për shërbimet e tjera publike. Për vite të tëra nuk kanë paguar asnjë cent për ujin që e konsumojnë.

Komuna e Mitrovicës Veriore dhe ajo e Zveçanit i kanë borxh mbi 17 milionë euro Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit në Mitrovicë.

Në një përgjigje me shkrim për RTK-në, nga KRU Mitrovica kanë bërë të ditur se rreth 20% e prodhimit shkon për këto dy komuna veriore, banorët e të cilave nuk kanë paguar për këtë shërbim që nga viti 2000./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img