Site icon PrishtinaPress

Mbi 156 mijë banorë u larguan nga Kosova për katër vite, 2018-2022

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme në profilin vjetor të migrimit thuhet se 156,080 banorë janë larguar nga Kosova në katër vitet e fundit.

“Bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) në Kosovë për vitin 2022 ishte – 30,889 banorë apo 1.75% e popullsisë rezidente. Për periudhën 2018-2022 vlerësohet se nga Kosova janë larguar 156,080 banorë apo rreth 8.85% e popullsisë së vendit”, thuhet në këto të dhëna.

Gjatë periudhës 2020-2022, në Kosovë imigruan 26,329 banorë, ndërsa emigruan mbi 93,005 banorë dhe popullata e Kosovës gjatë kësaj periudhe është zvogëluar për më shumë se 8,776 banorë.

Nëse merret si bazë popullsia që jetonte jashtë vendit më 1 prill 2011 (703,978 banorë vlerësohet se jetonin jashtë vendit), në fund të vitit 2022 vlerësohet se mbi 949,719 banorë apo 53.89 % e popullsisë së Kosovës jetonte jashtë vendit.

Kosova kërcënohet me migrim më të madh edhe pas liberalizimit të vizave nga 1 janari i këtij viti.

Exit mobile version