1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Mbi 15 milionë euro dëme të vlerësuara nga vërshimet në Skenderaj

Dëmet që u shkaktuan nga vërshimet e mesit të janarit duket se janë të mëdha. Dy nga komunat më të prekura, Skenderaj e Mitrovica thonë se shifra e dëmeve mund të ndryshojnë. Derisa raportet përfundimtare pritet t’i dorëzojnë në fund të javës së ardhshme.

Fushat u kthyen në liqe artificial, e shtëpitë pothuajse të demoluara.

“Statistika konkrete ende nuk kemi, komisioni është duke punuar dhe besoj që deri të premten do ta kemi finale raportin dhe pastaj do të adresojmë në Qeveri për kompensim të dëmeve. AME-ja na ka kërkuar një vlerësim preliminar dhe ky e tejkalon shifrën e 15 milionëve, por ende se kemi shifrën përfundimtare”, deklaroi Nura për RTV Dukagjinin.

Në përfundim të identifikimit dëmeve, është edhe Komuna e Mitrovicës.

Vetëm se tek kjo komunë, shifra e dëmeve mund të shkoj duke u ngritur.

Krejt kjo shkak i reshjeve të mëdha që vërshuan disa komuna të Kosovës.

Dëmet financiare që u shkaktuan po vlerësohen të jenë të mëdha.

E ndonëse gjërat ende nuk janë kthyer në normalitet, dy nga komunat që ishin më të prekura nga vërshimet që ndodhën në mesin e janarit, Skenderaj e Mitrovica, tashmë janë pothuajse në përfundim të një raporti përfundimtarë.

Bahtir Maxhuni, drejtor i emergjencave në Komunën e Mitrovicës së Jugut ka thënë se shifra e dëmeve tejkalon 14 milionë eurot.

“I kemi mbledhur të gjitha të dhënat dhe tash jemi duke i mbushur formularët për sektorët e caktuar dhe raportet përfundimtare ende nuk i kemi dorëzuar, pasi kërkohen të dhëna të caktuara për dëmet në teren. Qeveria e ka një njoftim se përafërsisht dëmet e shkaktuara në komunën e Mitrovicës janë mbi 14 milion euro por që mund të ndryshojë shifra”, deklaroi Maxhuni.

Ndërsa kryetari i Klinës Zenun Elezaj kishte deklaruar se në bazë të raporteve preliminare dëmi në këtë komunë vlerësohet të jetë rreth 9.5 milionë euro.

Derisa mbi tre milionë euro është vlera e dëmeve në komunën e Istogut, pas vërshimeve dhe përmbytjeve të fundit.

Kështu së paku thonë zyrtarët e kësaj komune pas vlerësimeve gjatë punës në terren të kryer nga 8 komisione të formuara nga Shtabi Emergjent.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img