Site icon PrishtinaPress

Mbi 1300 raste të dhunës vetëm për gjashtë muaj

Me qëllim të vetëdijësimit dhe ndërgjegjësimit të popullatës, të martën është lansuar fushata kundër dhunës në familje.

Kjo fushatë u organizuar nga Instituti “Clard” dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), e cila është mbajtur në krejt komunat e Kosovës.

Anton Nrecaj nga Instituti “Clard”, tha se në të gjitha komunat kanë bërë shpërndarjen e broshurave informuese, por edhe do të mbajnë ligjërata në shkolla.

“Ky projekt ka pasur dy komponentë kryesore, e para është kundër dhunës në familje dhe ngacmimeve seksuale dhe komponentin e dytë është ligjërata nëpër shkolla”.

“Në kuadër të kësaj komponentë kemi shkuar në të gjitha komunat e Kosovës, duke shpërndarë broshura e duke i informuar qytetarët”, tha Nrecaj.

Ehat Miftaraj nga IKD, tha se qytetarët do të njoftohen lidhur me të drejtat e tyre që u garanton Kushtetuta, raporton EO.

“Qëllimi i kampanjës ka qenë kryesisht informimi i qytetarëve lidhur me të drejtat e tyre që u garanton Kushtetuta në lidhur me dhunën në familje”, tha Miftaraj.

/Prishtinapress/   

Exit mobile version