Site icon PrishtinaPress

Mbi 13 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast me vdekje si pasojë e COVID-19 ndërsa janë shënuar edhe 56 raste të reja pozitive, kurse 69 persona janë shëruar.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, se aktualisht janë 1 mijë e 328 raste aktive.

IKSHPK njofton se numri total i rasteve pozitive është 15 mijë e 814 raste nga 70 mijë e 219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13 mijë e 856 raste.

Exit mobile version