2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Mbi 11 mijë euro para në bankë e investime në kripto, deputetja që po kundërshton Trustin

Deputetja nga radhët e “Listës Guxo”, Jeta Statovci, e cila sot në Komisionin për Buxhet votoi kundër propozimit për tërheqjen e një pjese të kursimeve nga Trusti, ka mbi 11 euro para të gatshme në bankë dhe investime në kriptovaluta, raporton Express.

Edhe pse sot e kundërshtoi këtë propozim, Statovci e kishte tërhequr 10 përqindëshin e kursimeve në dhjetor të vitit 2020, ku kishte marrë gati 500 euro.

Kështu ka deklaruar vetë Statovci në deklarimin e pasurisë për vitin 2021, të publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Sipas këtij deklarimi, Statovci ka thënë se ka 11 mijë e 421 euro para të gatshme në Teb Bank.

E njëjta ka në posedim edhe disa lloje të parave digjitale. 

“KryptoValuta, sasia dhe llojet ne posedim: 120 598 VET, 5725 RSR, 2.7 ETH, 92 LINK, 56 EGLD, 42,479 ONE, 30,5 10DGB, 1,366 NOIA, 135 SXP”, ka deklaruar ajo në AKK.

Ndërkohë, të hyrat vjetore të saj sillen rreth 17 mijë euro, të cilat i merr si pagë nga Kuvendi, pagë nga një kolegj privat, si dhe mëditjet nga Kuvendi i Kosovës.

Ndryshe, qytetarët e vendit po kërkojnë që t’iu mundësohet sërish tërheqja e një pjese të parave nga Trusti. Saktësisht, po kërkojnë lejimin e tërheqjes së 30 përqindëshit të kursimeve. Për këtë do të mbahet edhe një protestë nesër, e që sipas organizatorëve do të jetë masive.

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se nuk e përkrah nismën e Kuvendit të Kosovës për tërheqjen e mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, që njihet edhe si Trust.

“Tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk ndihmon kategoritë në nevojë, pasi që edhe vet përqindja e fondit pensional të tyre është e ulët. Me kursimin e pleqërisë nuk duhet abuzuar dhe veprimin e tillë, duhet konsideruar si të mangët”, kishte njoftuar Zyra e Kryeministrit./Gazeta Express

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img