Mbi 11 kg drogë u gjetën në shkollat e Kosovës që nga janari

50
Advertisement

Mbi 11 kilogram lëndë narkotike janë gjetur në shkollat e Kosovës, vetëm gjatë pesë mujorit të parë të këtij viti. Kështu bënë të ditur policia e Kosovës.

Advertisement

Për sanimin e këtij problemi qeveria ka krijuar taskë forcë për sigurinë në shkolla, si dhe kundër narkotikëve. Këtij vendimi të qeverisë, i janë gëzuar këshilli i prindërve.

Në  periudhën kohore prej 01.01.2019 deri 31.05.2019, janë konfiskuar  11 kg e 326.11 gr Marihuana në afërsi të objektit të shkollave. Kështu bën të ditur Polica e Kosovës, përmes një përgjigje elektronike.

“Brenda pesë mujorit të parë të këtij viti, janë konfiskuar 8.91 gr  – Marihuana brenda objekteve te shkollave,  17.56 gr –  Marihuana në oborre te shkollave,  3.6 gr  –  Marihuana jashtë oborreve te shkollave,  11 kg 296.09 gr –  Marihuana në perimetrin e zonës 350 m dhe jashtë perimetrit te sigurisë se shkollave,  1.09 gr Heroin,  1.31 gr Kokaine. Ndërsa ka pasur edhe konfiskime të tjera, si  799.5 euro, 2 arme, 6 thika, 8 fishek, 1 veture, 14 dëshmi tjera si grinder, rizlla, telefona, peshore etj.”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Për t’i luftuar këto fenomene, Qeveria e Kosovës të martën ka aprovuar propozim-vendimin për fillimin e fushatës kundër përdorimit të narkotikëve dhe formimi i task forcës kundër narkotikëve dhe siguri në shkolla.

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, thotë se iniciativa e Qeverisë është shumë e qëlluar, pasi sipas tij, siguria në shkolla po cenohet nga narkotikët.

“Është një lajm i mirë, pasi me të vërtet siguria në shkolla është e cenueshme. Në rend të parë që e cenon këtë siguri është përdorimi i narkotikëve sidomos në komunat urbane. Kjo është një shqetësim shumë i madh”, tha për RTV Dukagjinin Ymret Reshiti.

Shefi i task forcës është emëruar, Avdullah Hasani ndërsa zëvendës shef për çështje operacionale ka emëruar drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

PostAdssFotoja e reklamës