Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, pretendoi sonte se janë mbi dhjetë deputetë që po e presin ditën për t’u larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Paparaci.
Ai tregoi se ka folur personalisht me disa deputetë të LVV-së dhe thotë se të njëjtit janë çuditur me sjelljen e kryeministrit Kurti dhe me mos-koordinimin e tij me bashkësinë ndërkombëtare.
Pa përmendur emrat, Lushtaku tha se “janë mbi dhjetë deputetë që ndoshta e presin vetëm ditën të largohen Vetëvendosja”.
Ai shtoi se të njëjtit deputetë që e kanë bindur elektoratin e vet për të mbështetur partinë në pushtet, “tani i kanë rënë pishman”.
“Sepse e kanë pa që ai (Kurti) nuk përfaqëson atë që ka deklaruar para tyre si përfaqësues i qytetarëve”, tha ai në Debat Plus.