Site icon PrishtinaPress

Mbi 1 milion të larguar nga Sudani për shkak të luftimeve

Më shumë se 1 milion njerëz kanë ikur nga Sudani në shtetet fqinje, pasi njerëzve brenda vendit po mbarojnë ushqimet dhe po vdesin për shkak të mungesës së kujdesit shëndetësor pas katër muajsh lufte, kanë thënë Kombet e Bashkuara .

Luftimet midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) kanë shkatërruar kryeqytetin Khartoum dhe kanë shkaktuar sulme etnike në Darfur, duke kërcënuar të zhysin Sudanin në një luftë të zgjatur civile që mund të destabilizojë rajonin, shkruan The Guardian.

“Koha po ikën që fermerët të mbjellin të korrat që do t’i ushqejnë ata dhe fqinjët e tyre. Furnizimet mjekësore janë të pakta. Situata po del jashtë kontrollit”, thanë agjencitë e OKB-së në një deklaratë të përbashkët.

Lufta ka bërë që 1,017,449 njerëz të kalojnë nga Sudani në vendet fqinje, shumë prej të cilëve tashmë po luftojnë me ndikimin e konflikteve apo krizave ekonomike, ndërsa të zhvendosurit brenda Sudanit vlerësohet të jenë 3,433,025, sipas shifrave të fundit javore të publikuara nga Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migrimi (IOM)./abcnews.al

Exit mobile version