0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Mbi 1 milion pjesëmarrës në protestën kundër rritjes së moshës së pensionimit në Francë

Më shumë se një 1 milion persona kanë protestuar anembanë Francës të enjten kundër reformave ligjore që parashohin rritjen e moshës së pensionimit nga 62 në 64 vjet.

Në disa vende protestat kanë eskaluar dhe Policia ka përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve.

Rreth 80 persona janë arrestuar.

Sipas Ministrisë së Brendshme, më shumë se një milion qytetarë kanë dalë në rrugë anembanë Francës, prej të cilëve rreth 119 mijë vetëm në Paris.

Të enjten në mbrëmje protestuesit i kanë vënë zjarrin ndërtesës së Bashkisë së Bordos.

Sindikatat kanë bërë thirrje për protesta të mëtejshme. E radhës parashihet të mbahet të martën e ardhshme dhe përkon me vizitën shtetërore të Mbretit Çarls III në vend.

Ai planifikohej të ishte në qytetin jugperëndimor të Bordosë atë ditë, ku të enjten në mbrëmje, zjarri përfshiu derën kryesore të ndërtesës së Bashkisë, pas një dite protestash dhe përleshjesh.

Ende nuk është qartësuar se kush ishte përgjegjës për flakët, të cilat u shuan shpejt nga zjarrfikësit.

Sondazhet thonë se shumica e francezëve e kundërshtojnë projekt-ligjin e presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e pensionit, që sipas tij është i nevojshëm për mirëmbajtje të sistemit.

Presidenti Macron ka insistuar se ligji do të hyjë në fuqi nga fundi i vitit.

 prishtinapress.net

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img