Site icon PrishtinaPress

Mbi 1 milion euro u shpenzuan për rinovimin e shkollës “Metush Krasniqi” në Kamenicë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se rinovimi i shkollës “Metush Krasniqi” në Roganë të Kamenicës, ka kushtuar mbi 1 milion euro.

Në fjalën e tij brenda kësaj shkolle, shefi i qeverisë tha se 850 mijë euro janë shpenzuar për hapësirat e brendshme, afër 165 mijë për pjesën e jashtme të saj, dhe 36 mijë euro për inventarin e ri për mësimin cilësor.

“Kjo shkollë tash e 79 vjet ka shërbyer si vatër e dijes për breza të fëmijëve të kësaj ane. Investimet në të do të krijojnë kushte të shkëlqyera për nxënësit dhe stafin e shkollës. Tash nxënësit do t’i kenë kushtet optimale për t’i zhvilluar aftësitë dhe shkathtësitë e tyre”, u shpreh Kurti.

Ai poashtu shprehu mirënjohje për Komunën e Kamenicës dhe Ministrinë e Arsimit.

Exit mobile version