Suedia është një prej vendeve që ka ndjekur një strategji ndryshe nga shumë shtete të tjera të botës në luftën kundër coronavirusit.
Ndërkohë që shtete si Italia, Spanja, Franca e Gjermania kanë izoluar të gjithë vendin, Suedia i ka lënë të hapura të gjitha aktivitetet e saj, përveç atyre me më shumë se 50 persona.
Tashmë numri i viktimave në vend ka kaluar mbi 1 mijë, më konkretisht 1,033 – ndërsa numri i të infektuarve është 11,445.
Të pakët janë ata pacientë të cilët kanë fituar betejën me coronavirusin – vetëm 381 persona kanë dalë nga spitali, ndërkohë që pjesa tjetër ndodhen ende në terapi intensive e në spitale.