Site icon PrishtinaPress

Mbi 1 mijë e 300 punëtorë ndodheshin në ndërtesë, vazhdojnë kërkimet pas tragjedisë në Hamburg

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin për punëtorët që mund të kenë mbetur nën rrënoja në boshtin e ashensorit pas incidentit në Hamburg të Gjermanisë.

Raportohet se skelat janë shembur në një kantier të madh ndërtimi.

Incidenti ndodhi në pjesën jugore të kantierit, përcjell Insajderi.

Sipas informacioneve rreth 1 mijë e 300 deri në 1 mijë e 500 punëtorë ndodheshin në ndërtesë në momentin e aksidentit.

Deri më tani raportohet se kanë humbur jetën tre persona.

Exit mobile version