0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Mbetën jashtë qeverisë së re, serbët e Malit të Zi në revoltë

Për disa ditë me radhë presidenti Vuçiç dhe ministri i tij i mbrojtjes Vuçeviç ushtruan presion mbi kandidatin për kryeministër, Miljoko Spajiç duke i kujtuar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë gjysmën e pushtetit, gjë që duhej ta kishin edhe serbet e Malit të Zi të cilët fituan 13 deputetë në zgjedhjet e 11 Qershorit.

Të revoltuar nga menjanimi që ju bëri Spajic kreret e partive pro serbe i kanë shkruar një letër publike presidentit Milatoviç ku e akuzojnë të mandatuarin për kryeministër se gjatë gjithë kohës ka bërë negociata të rreme me ta.

Koalicionit për të ardhmen e Malit të Zi ju ishin ofruar tre ministri si dhe postet e zv. kryeministrit dhe zv. kryeparlamentarit, por kjo ofertë nuk ishte e mjaftueshme sipas tyre. Sipas serbëve shumica e partive politike dhe liderëve, të cilët Spajiç i sheh në qeverinë e tij, e kanë mbështetur ish-presidentin, Milo Gjukanoviç dhe kanë marrë pjesë aktive në fushatën kundër presidentit Jakov Milatoviç, bashkethemelues i Lëvizjes “Evropa Tani” e Miljoko Spajiç.

Kandidati për kryeministër i ka dhënë partisë boshnjake që përfaqësohet me 6 deputete në parlamentin e ri postin e zëvendëskryeministrit si dhe ministritë e transportit, energjetikës, diasporës dhe bujqësisë.

Partia boshnjake ishte kundër hyrjes së partive serbe në Qeverine e re edhe para fillimit të negociatave zyrtare për formimin e saj. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ishin po ashtu kundër serbëve në qeverinë e re malazeze.

Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, ka pranuar postet e zëvendëskryeministrit për investimet kapitale dhe të ministrit të Administratës Publike. Gjeloshaj tha se gjatë negociatave e ka bindur Spajiçin për mbylljen e plotë të pikave të basteve dhe kazinove.

Ndërkaq edhe Aleanca Shqiptare e Genci Nimanbegut, do të jetë pjesë e qeverisë se re malazeze ku do të mbajë Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, dikaster që aktualisht drejtohet nga Fatmir Gjeka. Pa serbët qeveria e re malazeze do të kishte mbështetjen me 42 vota në parlamentin e përbërë nga gjithsej 81 deputetë.

Për shkak të kësaj situate, vota e Mehmed Zenkës deputetit shqiptar në listat e socialdemokratëve të ish-presidentit Gjukanoviç do të ishte vendimtare për zgjedhjen si kryeparlamentar të liderit të demokratëve, Aleksa Beçiç.

Spajiç ka një afat prej 90 ditësh për të formuar qeverinë nga marrja e mandatit nga presidenti i vendit, që do të thotë se kabineti i ri qeveritar duhet të formohet më së voni deri në fillim të Nëntorit. /KlanNews/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img