Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të dyshuarve Andi Pajaziti, Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti.
Ata dyshohen për përfshirje në rastin e 4 gushtit në “Bon Vivant”, ku si pasojë e të shtënave me armë vdiq 39-vjeçari Kastriot Ramadani duke vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin tre të dyshuarve iu kishte caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për secilin.
Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga Apeli, ku thuhet se është vërtetuar vendimi i Themelores, i marrë më 6 gusht 2023.
“Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, PPRKR.nr.190/2023, të datës 06.08.2023, të pandehurve A.P, H.G dhe G.Z i ’u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”.
“Për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri A.P ka kryer veprat penale vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi l.5 të KPRK, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK, përdorimi armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 paragrafi 2 të KPRKK dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 të KPRK, i pandehuri H.G për veprat penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 187 të KPRK dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi l të KPRK si dhe i pandehuri G.Z për shkak të veprës penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 187 të KPRK”, thuhet në njoftim.