1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Mbështetja e Putinit për Assadin “s’është e pakushtëzuar”

Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, i ka thënë agjencisë Associated Press se mbështetja e Rusisë për presidentin sirian, Bashar al-Assad nuk është e pakushtëzuar.

“Mbështetja e pakushtëzuar nuk është e mundshme në këtë botë”, tha Dmitry Peskov.

Ai shtoi se sidoqoftë, “nuk është korrekte të thuhet se Moska mund ta bind zotin Assad që të bëjë çfarëdo që Moska dëshiron”.

Peskov tha se Assadi dhe ushtria e tij “janë fuqia e vetme reale e Sirisë që mund t’ju bëjë ballë terroristëve në terren”, përcjell REL.

Këto komente vijnë dy ditë pas sulmit të dyshuar kimik në provincën Idlib të Sirisë, për të cilin, SHBA dhe vendet e tjera perëndimore, besojnë se është kryer nga avionët sirianë.

Siria ka mohuar se ka përdorur armë kimike, duke thënë se avionët kanë goditur një ndërtesë ku ka pasur armë kimike. Mbi 70 persona janë vrarë në këtë sulm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img