-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Mbështetet qëndrimi i Qeverisë së Kosovës kundër Mini-Shengenit, kritikohet Edi Rama

Megjithëse sot u formalizua marrëveshja për Mini-Shengenin, e ndryshuar tashmë në Open Balkan, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare po e përkrahin Qeverinë në refuzimin kategorik ndaj kësaj nisme rajonale. E njëjta, po vlerësohet improvizuese dhe e dëmshme për vendit. Ndërkohë, e konsiderojnë goditje nën brez për Kosovën edhe qëndrimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në forumin e sotëm në Shkup. 

Derisa, ekzekutivi thotë se qëndrimet e tyre refuzuese ndaj Mini-Shengenit janë të njëjta, pavarësisht firmave të vendosura sot të krerëve rajonalë.

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha thotë se përkundër ndryshimit të emërtimit, përmbajtja mbetet e njëjta, fuqizimi i Serbisë.

Ai thotë se kjo nismë nuk ka mbështetje nga BE, pasi nuk janë ndarë asnjë fond financiar, për këtë arsye, shton se ekzekutivi duhet të mbështetet në Procesin e Berlinit, ku shtatë vitet e ardhshme janë paraparë 29 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor.

“Pjesëmarrësit janë duke improvizuar dhe në këtë kontekst sot u dakorduan të ndryshojnë emrin. Por problemi më i vogël është emri. Problemi më i madh dhe serioz është fakti se në kuadër të kësaj iniciativë synohet të krijohet një hapësirë politike, e cila do të sigurojë një dominim të Serbisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo është e keqja e iniciativës sesa emri. Në këtë drejtim Kosova ka vepruar drejt, ka vepruar mirë dhe konsistente, duke thënë se bashkëpunimi rajonal është rruga e duhur përmes Procesit të Berlinit, pasi synimi është anëtarësimi në BE… Brenda kësaj iniciative nuk ka as fonde. Në mungesë të fondeve për të zbatuar zotimet është tregues se iniciativa nuk mund të ketë sukses. Nëse e krahasoni si analogji, në Procesin e Berlinit janë në dispozicion 29 miliardë euro investime për 7 vjetët e ardhshme… Qeveria dhe gjithë spektri politik duhet të vazhdojë qëndrimin konsistent, pasi synimi është bashkimi në BE. Në kuadër të këtij synimi ne duhet të marrim pjesë në kuadër të Procesi të Berlinit, një mekanizëm rajonal u cili ofron gjitha mundësitë për bashkëpunim rajonal. Ndërsa aventura dhe iniciativa e minishengenit nuk do t’i kontribuoj të njëjtës”, thotë ai.

Qëndrim të njëjtë shpreh edhe Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), e cila thotë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranojë iniciativa që zëvendësojnë nismat e dala nga BE-ja, si Procesi i Berlinit.

Megjithatë, ajo thotë se i takon ekzekutivit të bëjë vlerësimin ekonomik dhe politik të kësaj nisme, për t’iu bashkangjitur, apo jo.

“I mbetet Qeverisë së Kosovës të bëjë vlerësimin se si është më mirë, qoftë në aspektin politik, qoftë ekonomik. Ka pasur diskutime se as është pozitive, apo replikohet një ish Jugosllavi me Shqipërinë në të, apo jo. Por ne e dimë se kjo qeveri ka qenë kundër saj prej fillimi, të njëjtën kohë e dina që kjo qeveri ka propozuar që të ketë ndryshim të CEFTA-as që është një organizim rajonal për bashkëpunim ekonomik. Duket që Qeveria ka një këndvështrim tjetër, por mbetet për t’u pa për vlerësimet politike dhe ekonomike për mospjesëmarrje në këtë nismë… Nuk duhet të ketë tendenca të zëvendësohet nismat që janë nga BE-ja, pasi ato janë nisma që ne zyrtarisht edhe duam të jemi pjesë e tyre, pasi e shohim vetën në BE”, thotë Krasniqi, për KP.

Nga ekzekutivi, zëdhënësja Rozafa Kelmendi thotë KosovaPress se qëndrimet për idenë të mini-shengenit s’kanë ndryshuar, pavarësisht marrëveshjes së sotme.

“Qëndrimet tona për idenë e Novi Sadit, të ashtuquajtur Mini-Shengen, tashmë janë të njohura. Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe si rrjedhojë nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim. Për ne i ashtuquajturi Mini-Shengen është nismë pa vizion për rajonin. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Qeveria e Republikës së Kosovës u bën thirrje qeverive të rajonit që të mbeten të përkushtuara ndaj agjendës së Bashkimit Evropian dhe marrëdhënieve transatlantike”, thotë ajo.

E, deklaratat e kryeministrit Edi Rama sot në Shkup se rajoni s’duhet të shoh nga e shkuara, por nga e ardhmja, Demush Shasha po i konsideron si goditje nën brez për Kosovën.

Ai thotë se është fatkeqësi për kombin shqiptar se Shqipëria po bashkëpunon më shumë me Serbinë, sesa me Kosovën.

“Është për të ardhur keq është se Shqipëria si vend më mik i Kosovës është duke përkrahur, marrë pjesë dhe promovuar iniciativat rajonale për të cilat nuk është koordinuar paraprakisht me Kosovën. Është një situatë ironike, fatkeqe ku po shihet se Shqipëria në iniciativat e bashkëpunimit rajonal ka një bashkëpunim më të madh me Serbinë, sesa me Kosovën. Kjo është një fatkeqësi dhe takimi i radhës ishte një shpërfaqje të kësaj fatkeqësie dhe përgjithësi një takim pa një përfitim dhe të as atyre tri vendeve”, deklaron ai.

Pas një diskutimi rreth 2 vjeçar, sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nënshkruan marrëveshjen bashkëpunim në përballje e fatkeqësitë natyrore, memorandum bashkëpunimi për të lehtësuar importet dhe eksportet dhe lëvizjen e mallrave, lëvizje për tregun e lirë dhe leje të qëndrimin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img