Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të fundit për xhiron e 18-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll, njëherit është mbyllur edhe sezoni vjeshtor.
Derbin i kësaj jave, ai mes Ballkanit dhe Prishtinës ka përfunduar me barazim 0-0, shkruan IndeksOnline.
Në ndeshjen tjetër, Llapi ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Lirisë, me rezultat 2-0.
Pas këtyre ndeshjeve, Ballkani kryeson tabelën e Superligës me 39 pikë, pesë më shumë se Llapi në pozitën e dytë.
Në vendin e tretë renditet Drita me 31 pikë, ndërsa kuadra e Malishevës ndodhet në vendin e katërt me 26 pikë.
Në tre pozitat e fundit renditen Gjilani me 17 pikë, Fushë Kosova me 10 pikë, ndërsa Liria është e fundit me 9 pikë./IndeksOnline/