E ardhmja e Kylian Mbappes është ende e paqartë. Nuk dihet ende nëse ai do të largohet nga Paris Saint-Germaini apo jo.
Sulmuesi francez vazhdon të jetë i lidhur me një kalim te Real Madridi, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar.
Së fundi u raportua se Mbappe ka arritur marrëveshje për rinovim të kontratës me PSG-në, por nga palët nuk është konfirmuar asgjë.
“RMC Sport” ka raportuar këtë të premte se përfaqësuesit e lojtarit do të takohen me krerët e klubit të Real Madridit në javën e ardhshme.
Sipas mediumit francez, në këtë takim do të diskutohet për një lëvizje të mundshme të 23-vjeçarit drejt “Santiago Bernabeut”.
Kylian Mbappe do të mbetet lojtar i lirë në verë, pasi kontrata e tij me parisienët skadon më 30 qershor.