Site icon PrishtinaPress

Mbappe: Nuk do ta gjejë askund atë që kam pasur tek PSG

Sulmuesi Kylian Mbappe, i cili luajti këtë të shtunë ndeshjen e tij të fundit me skuadrën franceze PSG-së, pranoi se është i mërzitur për lamtumirën e tij.

Ai ishte i bindur se nuk do ta gjejë të njëjtën gjë në klubin e tij të ardhshëm, por paralajmëron se do të jetë edhe “fantastik”.

“Atë që kam pasur këtu nuk do ta gjej askund, por do të kem gjëra të tjera dhe e di që do të jenë gjithashtu fantastike ”, tha lojtari, i cili largohet nga PSG si golashënuesi më i mirë në histori.

Mbappe tha poashtu se “mentaliteti” i tifozëve ka ndryshuar dhe se “çdo ditë më shumë të rinj do të duan të luajnë për PSG”.

Mbetet të shihet nëse javët e ardhshme Mbappe do të prezantohet tek klubi i Real Madridit.

Exit mobile version