Nga idhulli i tifozerisë së PSG-së, Kylian Mbappe është kthyer në të urryerin e tyre, pas vendimit për të mos rinovuar kontratën me kampionët e Ligue 1, situata mes palëve është duke u përkeqësuar çdo ditë e më shumë dhe kulmoi me lënien jashtë fazës përgatitore.
Mirëpo, klubi ka marrë edhe një tjetër vendim për Mbappe, pasi duke qenë se në çdo intervistë dhe konferencë shtypi që lojtarët apo stafi kanë me mediat, ka gjithmonë pyetje për “yllin” francez, klubi ka vendosur që të mos diskutohet më, shkruan abcnews.
Kështu, askush nga PSG nuk mund të përgjigjet më në lidhje me francezin.
Në këtë “bllokim” bën pjesë edhe vetë trajneri Luis Enrique i cili nuk lejohet të flasë, komentojë apo edhe japë mendim për çështjen më “të nxehtë” që klubi ka këtë merkato vere.