Site icon PrishtinaPress

Mbappe do t’i humbasë krejt ndeshjet e gushtit nëse mbetet në PSG

Paris Saint-Germaini është i vendosur për ta ndëshkuar rëndë Kylian Mbappen.

Gjiganti francez nuk do ta ftojë fare yllin francez në ndeshjet e muajit gusht si dënim për “rebelimin” e tij, njofton “ESPN”.

Nënkampioni i botës nuk po pranon ta vazhdojë kontratën me parisienët deri në vitin 2025, ndërsa kontrata aktuale do t’i skadojë më 2024.

Mirëpo, për të mos e humbur pa para verën e ardhshme, klubi nga “Parku i Princave” po planifikon ta shesë atë qysh këtë muaj.

E derisa të shitet, ai do të përfundojë në tribuna në ndeshjet kundër Lorient, Toulouse e Lens si ndëshkim në muajin gusht.

24 vjeçari ëndërron të transferohet në Real Madrid gjatë këtij muaji pasi i prishi punët përfundimisht me parisienët dhe nuk e sheh veten më duke luajtur në fanellën e ekipit francez.

Exit mobile version