Janë ditët vendimtare për të ardhmen e Kylian Mbappes.
Ashti siç pritej, sulmuesi francez është prezantuar në mëngjesin e sotëm në qendrën e re sportive të Poissyt.
Nënkampioni i botës ka arritur rreth orës 10:15 me një furgon të zi, ndërsa ndërkohë do t’ju nënshtrohet vizitave mjekësore para se të përfundojë në fushën e blertë nën urdhrat e trajnerit të ri Luis Enrique, ku do t’i takojë edhe shokët e skuadrës.
Me të do të jenë edhe disa lojtarë që janë rikthyer nga angazhimet me Kombëtaren, të cilëve u ishin dhënë disa ditë më shumë pushim si: Fabian Ruiz, Danilo, Marco Verratti e Gianluigi Donnarumma.
Në orët në vazhdim do të fillojnë kontaktet mes sulmuesit francez dhe kryesisë së klubit.
Presidenti Nasser al-Khelaifi e ka me nxitim që ta zgjidh këtë çështje për t’i programuar më pas planet tjera në rast të largimit të ish-futbollistit të Monacos, i cili ëndërron të transferohet në Real Madrid.
Krahas La Ligas, 24 vjeçari e ka në opsion edhe Premierligën, aty ku e duan Liverpooli dhe Arsenali.
Mbappe ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024 dhe nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën edhe për një vit tjetër, edhe pse e kishte në opsion një gjë të tillë.