-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Mbante familjen me lëmoshë”, aktori i njohur me fjalë prekëse për 13-vjeçarin që u gjet i vdekur në dhomën e gjumit

Aktori Jeton Zogjani ka treguar historinë e njohjes me 13-vjeçarin që u gjet i vdekur në dhomën e gjumit nga babai i tij në Fushë Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Zogjani ka thënë se ai ishte njëlloj kryefamiljari që mbante familjen duke kërkuar lëmoshë.

Ai ka treguar se edhe pse në moshë të re, ai ia paguante nënës së tij ratën kreditore e edhe rrymën.

“Elmedini vete ishte 13-14 vec, femi pa femijeri  Elmedin ja pagunte nenes se ti edhe raten kreditore, edhe rrymen kur ja qkyqshin, per Elmedin ishte brenge se si me rikyqe, mos te harrojme krejt keto ende pa i mbush 12 vec!”, ka shkruar Zogjani.

Ndryshe, përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Instituin e Mjekësisë Ligjore për obduskion.

“Fushë Kosovë 23.04.2021 – 06:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne dhomën e gjumit ka gjetur pa shenja jete djalin e tij viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë daë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Postimi i tij i plotë:

Si u njjohem me Elmedinin?

Ne lokalin tim, Elmedini vinte shume shpesh, ishte shume i ri, diku rreth moshes 7-8 vjec. Aty bisedonim bashke, i shpjegonte hallet e komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptas sikur nje i rritun.E dhimeshme…! Elmedini, pothuajse vet e mbante familjen… Keto ishin shqetsimet qe i ndanim bashke. Elmedini ishte njelloj kryefamiljari qe mbante familjen duke kerkuar lemoshe, keto shqetsime i ndanim bashke me te. Nga perpjekja per te mbijetuar, shpesh here e shante jeten, gjene me te shtrejte “ta q*fsha jeten” , i buronte nga mllefi e qe nuk dinte me artikulu, por e dinte qo jeta po i shkon keq! Tonoo, kur te rritem a ke me marr me punu ketu te ti? Po, Elmedin. Gezimi i tij, o Zot. Kur rrinim vone te lokali duke tentu per te ja mesu shkronjjat, ma bente ”Tonooo, a don me me çu ne shpi ti? A po ma pagun taksin? Ne te shumten e rasteve e kam çu vete, dhe ishte aq i pjekur per moshen qe kishte te linte goje hapur. Jeta e veshtire e kishte sprovuar mbar e mbrapesht! Kohes se fundit filluam te shiheshim me pak! Kur e takoja, e pysja ku je Elmedin, nuk te kam pa qe sa? O tonoo, po rri ma shume ka rruga B, po leviz puna me shume, qeshnim bashk! Elmedini shqetesohej edhe per motrat e vellezrit e tij me te vegjel, edhe kur me thoshte, Tonoo me duhet me jau ble femive do “bebellak” se nuk kan!  Elmedini vete ishte 13-14 vec, femi pa femijeri  Elmedin ja pagunte nenes se ti edhe raten kreditore, edhe rrymen kur ja qkyqshin, per Elmedin ishte brenge se si me rikyqe, mos te harrojme krejt keto ende pa i mbush 12 vec! * Zoti ktheu ne gjirin e ti engjullin per mos ta sprovuar me shume, se per moshen qe pat kaloj boll sikur te i kishte nja 55-56 vjet! * Dora e shtetit te komunitetet tona pothuajse nuk vreht. Jetojn keq Elmedinat, derisa ne kete Shtet nuk jetojne dinjetetshem komunitete kurr syt nuk kemi me i qel. Deri at’her nga zemra e plast po e them dhe po e perseris Elmedini siq thoshte ay “ta q*fsha jeten”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img