Site icon PrishtinaPress

Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë, Bislimi: Nuk është në frymën e dialogut

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka reguar pas deklaratës së zëdhënsit të BE-së, Peter Stano, për të votuar serbët e Kosovës në zgjedhjet serbe.

Bislimi, me anë të një shkrimi në platformën X, ka theksuar se mbajtja e zgjedhjeve të tilla në Kosovë nuk është në frymën e dialogut.

“Në vendin tonë nuk janë planifikuar zgjedhje për këtë vit. Nëse autoritetet e vendeve të tjera do të preferonin të organizonin zgjedhje në Kosovë për diasporën e tyre, ata duhet të kërkojnë zyrtarisht nga autoritetet tona një vendim dhe mbështetje pozitive”.

​ “Përpjekja për të organizuar zgjedhje të tilla pa një kërkesë paraprake apo vendim pozitiv, nuk është në frymën e dialogut dhe nuk kontribuon në ndërtimin e besimit. Përderisa nuk ka kërkesë të drejtpërdrejtë zyrtare, nuk mund të ketë vendim. Këtë supozohet se e dinte zoti Stano”, ka thënë Bislimi.

Exit mobile version