8.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Mbajtja e sekreteve rrezikon shëndetin

Sipas sondazhit më të fundit, njerëzit që mbajnë sekrete janë njerëzit më të pakënaqur dhe më të pashëndetshëm në krahasim me ata që nuk i mbajnë dot sekretet.

Disa njerëz i mbajnë mirë sekretet nga të tjerët, por pa marrë parasysh sa shumë mund të jenë të besueshëm lidhur me sekretet e të tjerëve, mendja e njeriut është e “programuar” në atë mënyrë që në fund ta tregojë atë secret.

Siç shkruan “Salon.com”, disa studime gjatë tri dekadave të fundit kanë zbuluar se njerëzit të cilët mbajnë sekrete kanë më shumë gjasa që të kenë probleme të shëndetit mendor dhe të vuajnë nga dhimbje fizike, dhe pasi e zbulojnë sekretin, ata ndiejnë lehtësim dhe çlirim.

Njëri nga studimet ishte kryesuar nga prof. Tom Frijns në vitin 2009, i botuar në “Journal of Behavioral Development”, me ç’rast është vërtetuar se personat që mbajnë sekrete vuajnë nga vetëkontrolli i ulët, depresioni dhe vetmia. Gjatë hulumtimit është zbuluar se njerëzit pas zbulimit të sekreteve ndihen më mirë psikikisht dhe ata që ende mbajnë sekrete janë të ekspozuar ndaj problemeve psikosociale.

Mbajtja e sekreteve tona, por edhe të tjerëve, nuk ndikon vetëm në shëndetin psikologjik, por edhe në shëndetin fizik, raporton “Daily Mail”. Në një studim të realizuar nga Universitetin Notre Dame, i udhëhequr nga profesoresha e psikologjisë Anita Kelly, është zbuluar se njerëzit të cilët mbajnë sekrete kanë më shumë gjasa të vuajnë nga dhimbjet e kokës dhe dhimbjet e shpinës.

James Pennebraker, psikolog në Universitetin e Teksasit, ka publikuar rezultate të ngjashme në studimin e tij në të cilin morën pjesë 33 të mbijetuarit e Holokaustit. Ai i kishte filmuar intervistat me këta njerëz të cilët i treguan përvojat e tyre traumatike të cilat nuk i kishin treguar asnjëherë më parë, ndërkohë që gjatë bisedave ai e kishte ndjekur punën e zemrës së të anketuarve dhe nivelin e përcjellshmërisë së lëkurës.

Gjatë ekzaminimit të përsëritur 14 muaj më vonë, subjektet ishin në një gjendje më të mirë shëndetësore.

Është interesante që njerëzit që mbajnë sekrete gjithashtu ndihen të rënduar, siç tregohet nga studimet e Michael Slepian të botuara në “Social Psychology and Personality Science”. Një studim në Universitetin e Stanfordit zbuloi se njerëzit që mbajnë sekrete përjetojnë paragjykime të njëjta si edhe njerëzit e trashë.

Sipas pohimeve të docentes së psikologjisë dhe neuroshkencës Laura Smart, edhe në qoftë se përpiqemi ta mbajmë sekretin, truri i njeriut është i programuar në atë mënyrë që sekretin nuk mund ta mbajmë gjatë. Siç thotë ai, madje edhe kur përpiqemi ta fshehim ndonjë mendim apo sekret, procesi mendor në trurin tonë i cili quhet “Procesi i monitorimit ironik” na detyron që ta kujtojmë atë.

Përveç kësaj, sa më e madhe sasia e stresit të shkaktuar nga mbajtja e sekreteve, aq më e mundshme është që në fund do ta zbulojmë sekretin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img