6.8 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Mbajtja e Alba Festivalit, në pikëpyetje: Kërkohet hapësirë e re për sivjet

Në arealin e stadiumit Hardturm, në Cyrih, ku është mbajtur më parë festivali më i madh i muzikës shqiptare në Evropë “Alba festival” është planifikuar një zonë banimi me kontejnerë, e dedikuar për refugjatët, transmeton albinfo.ch.

Në këtë gjendje, as organizatorët nuk e dinë nëse atje do të zhvillohet Festivali Alba. Ata nuk janë të sigurt nëse festivali fare do të organizohet këtë vit.

Të kujtojmë: organizimi i festivalit ishte ndaluar në vitin 2021 me pretekst të pandemisë ndërsa më vonë, autoritetet kanë pranuar se ky ishte një vendim jo i drejtë, diskrimnues ndaj komunitetit shqiptar.

Sidoqoftë, organizatorët e festivalit, përmes shpalljeve në gazeta tani po kërkojnë një zonë të re.

Normalisht, Festivali Alba zhvillohet në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut në djerrinën e stadiumit Hardturm të Cyrihut.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img