Site icon PrishtinaPress

Mbajeni frymën: Zyrtari i VV-së e kalon të dielën duke dëgjuar Sheshelin, sulmon pa pikë lidhje opozitën

Të dielen e tij zyrtari i Vetëvendosjes, Egzon Azemi, ka gjetur ta shpenzojë duke dëgjuar kriminelin serb të dënuar të luftës, Vojisllav Sheshelin, dhe atë në mediumin më në listë të zezë në rajon “Informer” – që është kryesisht tabloid/televizion luftëndjellës, glorifkues kriminelësh lufte dhe shpërndarës i narrativave ruse.

Për më tepër emisioni që ka ndarë Azemi në Facebook s’lidhet asgjë me Kosovë – siç pretendon ai në shkrim duke sulmuar opozitën – por, ka të bëjë me lloj-lloj konspiracish për vrasjen e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq. Se nga e ka lidhur ai opozitën me konspiracionet e Sheshelit për vrasjen e Gjingjiqit është mister.

Por, Azemi – pa pikën e pikës lidhjes – përmes këtij emisioni vendosi ta sulmon opozitën duke e njëjtësuar si të njëjtë në ligjërimin e saj me Sheshelin karshi qeverisë kosovare. Pse? Askush nuk e di.

Për më tepër, me një kërkim të lehtë në interbet emisioni del të jetë i para pesë dite dhe në kanal të “Informer”; kanal ky i cili nuk është në asnjë platformë kabllore televizive në Kosovë: që, do të thotë se Azemi e ka shikuar në Youtube ose në ndonjë platformë online; ndërsa në anën tjetër thotë se “unë nuk di serbisht”.

Qe postimi i plotë i asamblistit të VV-së:

Exit mobile version