Organizuar nga Ministria e Financave dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës sot mbahet takimi i përbashkët i Këshillit të Kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës.
Në takimin e Këshillit të Kryetarëve, do të debatohet lidhur me ndryshimet e ligjit të kaluar me Projekt – Ligjin e ri të Tatimit në Pronë dhe një diskutim i hapur lidhur me nevojat për ndryshimin e Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal.
Në këtë takim do të marrin pjesë ministri i Financave Avdullah Hoti, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës Naim Ismajli, kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës, zyrtarë tjerë të lartë të institucioneve të nivelit qendror dhe atij lokal.