Për vitin e gjashtë me radhë, këtë të enjte në Prishtinë po mbahet “Parada e Krenarisë”, që ka për synim promovimin e të drejtave të komunitetit LGBTIQ+.
Parada ka filluar në orën 11:00, ashtu siç ishte paraparë.
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ish-presidentja Atifete Jahjaga, janë disa prej figurave që po marrin pjesë në këtë organizim.
Në këtë paradë ende nuk dihet nëse do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, ndërsa kryeparlamentari Glauk Konjufca do të mungojë, pasi ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Austri.
Java e Krenarisë ka filluar më 6 qershor dhe do të përfundojë sot.