Site icon PrishtinaPress

Mbahet panairi shumetnik me bizneset e grave ndërmarrëse

Misioni i OSBE-së në Kosovë do të organizojë sot edicionin e dytë të panairit për gratë pronare të bizneseve nga jugu dhe veriu i lumit Ibër, si dhe nga rajone të tjera anembanë Kosovës.

Rreth 50 gra ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme, kryesisht shqiptare dhe serbe, të cilat menaxhojnë biznese të vogla në fshatrat e tyre përkatëse do të ekspozojnë dhe shesin produktet e tyre në panair dhe do të kenë mundësi të bëjnë rrjetëzim dhe të rrisin bashkëpunimin dhe dialogun ndëretnik.

Përveç kësaj, OJQ të ndryshme dhe organizata vendore e ndërkombëtare do të kenë pesë shtande për të paraqitur punën e tyre, ndërsa një tendë tjetër do të ketë aktivitete të ndryshme me temë fuqizimin e grave.

Panairi do të jetë i hapur për publikun sot dhe nesër. Tendat e biznesit do të jetë të hapura nga ora 10:00 deri në orën 21:00 në të dy ditët, ndërsa tenda me aktivitetet rreth fuqizimit të grave do të jetë e hapur më 5 korrik nga ora 11:00 deri në orën 21:00.

Fjalimet hyrëse do të mbahen nga zëvendësshefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl, zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Magbule Shkodra dhe kryetari i Bordit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal (AZHR) Bekim Jashari.

Exit mobile version