Site icon PrishtinaPress

Mbahet marsh në përkujtim të gjenocidit të Srebrenicës

Mijëra persona kanë marrë pjesë në marshimin ndërkombëtar të përkujtimit të gjenocidit boshnjak të Srebrenicës, të kryer nga forcat serbe.
Marshi është mbajtur në Tuzla të Bosnjës, si dhe në Stamboll të Turqisë.

Njerëzit marrin pjesë në “Marshimin e Paqes” në shtegun ku civilët boshnjakë mundoheshin të shpëtonin nga gjenocidi që ndodhi në vitin 1995 në Srebrenicë dhe arritën në Tuzla duke ecur, për të përkujtuar vitin e 28-të të gjenocidit në Tuzla, Bosnje dhe Hercegovinë.

Mijëra njerëz që morën pjesë në marshimin e nisur dje arritën në malin Udrc.

Ndërkohë, në Stamboll, marshi në kujtim të atyre që humbën jetën në gjenocidin e Srebrenicës u organizua për herë të tretë këtë vit në bashkëpunim në mes Bashkisë Bakirkoy dhe Shoqatës Turkiye Bosnja Sanxhak.

Gjenocidi i Srebrenicës ose Tragjedia e Bosnjës është një krim lufte i kryer në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet.

Gjenocidi është kryer në rajonin e Srebrenicës nga Ushtria e Republikës Serbe (VRS) nën udhëheqjen e gjeneralit Ratko Mlladiq, duke përfshirë njësinë paraushtarake “Škorpioni” (sq. Akrepat), e cila ishte pjesë e Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë, si dhe disa qindra vullnetarë grekë dhe rusë.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka marrë vendimin që masakra e Srebrenicës të njihet si gjenocid.

Exit mobile version