-3.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Mbahet kongresi evropian i Shoqatës për Shëndetin e Adoleshentëve

Mediat sociale po vjedhin kohën e të gjithë neve dhe po tjetërsojnë jetën tonë. Me të drejtë supozohet se kjo ‘vjedhje kohe’ me të gjitha pasojat përcjellëse, është akoma më e theksuar, me efekte akoma më afatgjata dhe më të rrezikshme në moshën e thyeshme – në moshën e adoleshencës.
Këtij problemi i kushtohet në mënyrë të veçantë Kongresi i 20të Evropian i IAAH-së që për herë të parë do të mbahet në Prishtinë prej datës 14 shtator 2016 (e mërkurë) deri me datën 16 shtator 2016 (e premte), në hotel Emerald.
Kongresi organizohet nga Asociacioni Ndërkombëtar për Shëndetin e Adoleshentëve (IAAH) në partneritet me Shoqatën kosovare për promovimin, avancimin dhe mbrojtjen e shëndetit të adoleshentëve (ShKo-PA-M’Sha) “Adoleshentët kosovarë” dhe Spitalin Universitar të Gjenevës, ndërsa është mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Zyrat e UNFPA-së dhe OBSh-së në Prishtinë, BPrAL “qeap-Heimerer”, AQH dhe InternationalSolidarity Office (Service de la SolidaritéInternationale de Genève) nga Gjeneva, Zvicër.
Në këtë kongres do të mund të mësojmëjo vetëm për efektet shëndetësore të mediave sociale në jetën dhe shëndetin e adoleshentëve por edhe për shumë aspekte të tjera të jetës së kësaj grup-moshe, që përbënë mbi 20% të popullatës kosovare.
Ditën e parë, me 14 shtator 2016 do të zhvillohen në tre sesione paralele me gjashtë punëtori të ndryshme (për hollësi shihni agjendën e bashkangjitur). Inkurajohen për pjesëmarrje jo vetëm profesionistët shëndetësorë, që do të mund të marrin certifikatë të kredituar me 5 pikë nga Ministria e Shëndetësisë, por edhe prindër, adoleshentë, politikë-bërës dhe mësimdhënës/edukatorë.
Ditën e dytë dhe të tretë (15 dhe 16 shtator 2016) në dy sesione paralele do të prezantohen mbi 80 punime origjinale të autorëve nga vendi dhe bota, në mënyrë orale apo si poster prezantime. Përgjatë këtyre dy ditëve do të ketë edhe ligjërues mysafirë nga IAAH, OBSh, UNFPA, Universiteti i NjuYorkut nëAbuDabi dhe Instituti Gutmacher në Nju Jork. Kongresi është akredituar nga Ministria e Shëndetësisë me 20 pikë për pjesëmarrje aktive dhe 15 pikë për pjesëmarrje pasive të profesionistëve shëndetësorë.
Ky Kongres shihet si një mundësi e shkëlqyeshme për promovimin e studiuesve tërinjë kosovarë dhe krijimin e lidhjeve të tyre me studiues me nam nga mbarë bota, por edhe një mundësi e mirë për të mësuar për zhvillimet më të reja në shëndetin e adoleshentëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img