2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Mbahet konferenca Edukimi për Punësim dhe trajnimi i bizneseve

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon konferencen “Edukimi për punësim – Bashkëpunimi mes shkollave për arsim profesional dhe trajnim i bizneseve”.
Qëllimi i përgjithshëm i konferencës është të rrisë dhe të përcaktojë bashkëpunimin në mes të shkollave për arsim profesional dhe trajnim dhe sektorit privat dhe rrjedhimisht të rrisë numrin e studenteve të institucioneve të larta të arsimit dhe të shkollave për arsim profesional dhe trajnim që kryjnë punë praktike apo punësohen pas diplomimit.
Dy projektet e financuara nga BE-ja me një rol shumë aktiv në sektorin e arsimit profesional, përkatësisht “Përafrimi i edukimit me nevojat e tregut të punës”-ALLED dhe “Rrjeti i Kosovës për arsim”- KEEN kanë mbështetur Ministrinë e Shkencës dhe Teknologjisë me organizimin e pergjithshëm të konferencës.
Të dy projektet poashtu do t’a ndihmojnë Ministrinë e Arsimit dhe Odën Ekonomike të Kosovës në hartimin e procesit të punës praktike dhe nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me bizneset e përfshira në procedurë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img