Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot do të mbahet akademi përkujtimore për nder të veprimtarit të çështjes kombëtare, Mikel Kuzhnini.
Akademia përkujtimore do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, duke filluar nga ora 11:00, ndërkaq para saj, duke filluar nga ora 09:00 familja Kuzhnini në Shtëpinë e Kulturës do t’i presë ngushëllimet e qytetarëve.